Messi dërgon Barcelonën në majë të La Ligës

Share Messenger

Ylli argjentinas, Lionel Messi shënoi golin e tij të 30’të në karrierë kundër Atletico Madrid dhe i pari i tij në ‘Wanda Metropolano’, për t’i dhënë Barcelonës tre pikë të mëdha kundër rivalëve të tyre të titullit.

Me rezultat minimal, Barcelona arriti të fitojë ndeshjen kundër Atletico Madrid, ku goli i sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave e vendosi edhe këtë sfidë.

Ndeshja ishte e hapur dhe me mjaft raste, mirëpo goli u shënua nga argjentinasi vetëm 10 minuta para se të përfundonte loja.

Mesfushori me numër 10 i Barces, arriti që pas një kombinimi me Luis Suarez të realizonte golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 86’të.

Share Messenger

Më të lexuarat