Mësohet arsyeja përse Ronaldo s’po luan për Portugalinë në Ligën e Kombeve

Share Messenger

Raportohet se mungesa e Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë që prej Kupës së Botës në Rusi lidhet direkt me një vendim të sulmuesit të Juventusit për ta bojkotuar Ligën e Kombeve.
Sipas Tancredi Palmerit nga Tuttomercatoweb, Ronaldo beson ndaj tij po bëhet një persekutim, i orkestruar nga Real Madridi, që shpjegon dështimin e tij për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA dhe FIFA.

Ky dështim u përcoll nga një karton i kuq kontrovers në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, pas të cilit 33-vjeçari tha se përjashtimi i tij nuk ishte rastësi.

Si pasojë, marrëveshja mes Ronaldos dhe Portugalisë për mungesën e tij në ndeshjet e fundit, është bërë me qëllim që portugezi ta bojkotojë garën më të re të UEFA-s.

“Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të kontribuojë me prezencën e tij në suksesin e Ligës së Kombeve dhe me qëllim ka vendosur ta bojkotojë këtë garë, në të cilën pa dyshim ai do të ishte ylli më i rëndësishëm ,duke qenë as Messi nuk është alternativë në këtë rast”, ka shkruar Palmeri.

 

Share Messenger

Më të lexuarat