Mesazhi i Khabib drejt Mo Salah nënkupton shumë

10 Shares Share Messenger

Khabib Nurmagomedov e ka quajtur sulmuesin e Liverpoolit ”inspirim”.

Kampioni i peshave të lehta në UFC ka pasur momente të mira këtë muaj pas triumfit ndaj Conor McGregor.

Dhe në një vizitë në Abu Dhabi, rusi e ka lavdëruar Salah, i cili është bërë pjesë kruciale e Liverpoolit në këto dy vite, transmeton IndeksOnline.

”Unë kurrë nuk e kam takuar atë më parë, por e ndjek atë, ai është lojtar i mrekullueshëm dhe kemi nevojë për më shumë njerëz si ai për të reflektuar në etikën tonë”, tha Nurmagomedov për Al Ittihad.

”Ai ka bërë emër sepse është i disiplinuar. Unë ndjej se Zoti është në anën e tij”.

”Gjeneratat e reja kanë nevojë për ata që janë si Salah për të mësuar që të jenë modest, pavarsisht se a janë të famshëm”.

Share Messenger

Më të lexuarat