Mërgimtari investon mijëra euro në kompani të transportit, ministria nuk i jep leje

Share Messenger

Hisen Rrustemaj nga Qubreli i Skënderajt, u kthye nga Austria për të investuar në vendlindje, por ka dy vjet e gjysmë që i ka dalë punë me Ministrinë e Insfrastrukturës.

Ai investoi mbi 100 mijë euro për hapjen e një kompanie të autobusëve për transportin e udhëtarëve, me idenë që ta mbulonte një linjë të re e cila ishte e lirë, atë Istog-Skënderaj, tranzit Drenas – Prishtinë.

Por, i gjithë ky investim duket se i ka shkuar huq atij, raporton KTV.

Ndonëse Minsitria në fjalë kishte publikuar shpallje për këtë linjë dhe i vetmi operator që kishte aplikuar ishte kompania e tij, autobusët që ka ende mbesin të parkuar shkaku se nuk ka leje qarkullimi.

E vetmja përgjigje që i ka ardhur nga kjo Ministri është se ka ankesa nga operatorë të linjave tjera.

Por, Rrustemaj e quan absurde këtë, sepse thotë se nuk ka mundësi që të ankohen kompani të cilat fare nuk kanë aplikuar.

Për këtë padrejtësi dhe shkelje të ligjit në fuqi që thotë se po bëhen nga ky dikaster, ai ka angazhuar avokat.

Në Ministrinë e Insfrastrukturës thonë se arsye e refuzimit të lejes së qarkullimit është se në këtë realcion Istog-Klinë – Prishtinë, ka nisje të majftushme e po ashtu edhe në relacionin tjetër Istog-Skënderaj – Drenas – Prishtinë.

“Gjatë këtij procesi, MIT ka pranuar ankesa nga operatorët e transportit të regjionit të Istogut dhe Skenderajt e Drenasit. Me këtë rast, duke u bazuar në faktin se në relacionin Istog – Klinë – Prishtinë ka nisje të mjaftueshme, gjegjësisht çdo 30 minuta, sikur edhe në relacionin Skenderaj – Drenas – Prishtinë, që janë çdo 15 minuta”.

Share Messenger

Më të lexuarat