Mercedes-Benz S-Class që kushton dy milionë euro, ‘çmendi’ të pranishmit (Foto)

Share Messenger

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka prezantuar në Frankfurt Motor Show modelin e ri nga linja S-Class.

Të pranishmit janë befasuar me pamjen e makinës, pasi ajo nuk ngjanë aq shumë me atë që është parë gjatë testimit me shtresën për kamuflazh.

Shumë pjesë të ndryshuara si dhe mundësia e largimit të tavanit, kanë bërë që kjo makinë të jetë edhe më e pëlqyer.

Mirëpo, këto ndryshime i ka parë më herët një grup i njerëzve, që para prezantimit zyrtar në panair.

Ata nuk kanë kursyer nga dy milionë euro dhe kanë blerë të gjithë 275 njësitë që janë prodhuar.

Nuk bëhet e ditur nëse do të ketë edicion të ri apo me çfarë risi do të lansohet.

Share Messenger

Më të lexuarat