Meghan më e lumtur s’e kurrë — s’ka folur me Kate që prej ndarjes nga familja mbretërore

Share Messenger

Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

Ka patur mjaft raste ku është përfolur se dy kunatat nuk shkojnë mirë së bashku, edhe pse në daljet e tyre të përbashkëta publike kanë treguar se janë të afërta dhe se kanë marrëdhënie të mirë.

Por gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duket, pasi burime për “Us Weekly” kanë treguar se Meghan dhe dukesha e Kembrixhit nuk kanë folur më me njëra-tjetrën që pas largimit të saj nga familja mbretërore.

Duket se krisja e marrëdhënies së tyre ka nisur më herët dhe pas largimit të Meghan në Kanada, Kate nuk ka më kontakte me të.

Kujtojmë se tashmë Harry dhe Meghan i kanë humbur titujt mbretërorë dhe se kanë nisur një jetë të re në një shtet tjetër, së bashku me djalin e tyre.

Ndërkohë burimet kanë shtuar se Markle nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se tani.

“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat”, ka treguar burimi.

Share Messenger

Më të lexuarat