Mediumi turk zbulon se Muriqi bllokoi transferimin e dy serbëve te Fenerbahce

Share Messenger

Një lajm i bujshëm vjen nga Turqia, me protagonist sulmuesin më në formë të Kombëtares së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Paraqitjet e tij brilante me “Dardanët” kanë ndikuar që të ngritet interesimi i klubeve evropiane për sulmuesin shtatlartë, madje u raportua se skautët e Tottenhamit ishin prezentë në “Fadil Vokrri” për ta përcjellë atë nga afër në përballjen me Çekinë, transmeton Periskopi.

E reputacioni i tij te Feneri është rritur aq shumë, sa që tani ai po vendos te gjiganti turk se kush duhet transferuar e kush jo.

Sipas “Fotosport”, Fenerbahce po mendonte të transferonte dy futbollistët serb, Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa.

Mirëpo, në raportin e njejtë potencohet se klubi vendosi kundër transferimit të tyre pas insistimit të Muriqit.

Ky i fundit vendosi të bisedonte me drejtuesit e Fenerbahce, duke u kërkuar atyre që të mos bëjnë lëvizje për dyshen serbe.

Ata kanë vendosur ta dëjgojnë Muriqin, duke i dhënë mbështetje të plotë kosovarit me tërheqje nga gara për Kolarov dhe Fejsa.

Share Messenger

Më të lexuarat