Mediat serbe: SHBA tashmë ka nisur armatimin për Ushtrinë e Kosovës

44 Shares Share Messenger

Mediat serbe kanë raportuar në orët e vona se një anije me kontejner përplot me armatim të ri për furnizim të Ushtrisë së Kosovës aktualisht është rrugës në Atlantik drejt Durrësit, prej nga do të arrijë te bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas gazetës “Novosti” këto të dhëna janë marrë nga shërbimet serbe të sigurisë.

Veç kësaj, siç shkruan kjo gazetë, informatorët serbë kanë thënë se në Mitrovicën jugore janë shpërndarë armë.

Kjo media serbe ndër të tjera thotë se edhe taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe është ide e ShBA-së.

Sipas kësaj gazete, në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë për shkak të rezistencës së serbëve, Kosova ka ndër mend ta bllokojë në tërësi veriun dhe përmes KFOR-it t’i mbyllë vendkalimet në Jarinë e Bërnajk./

Share Messenger