Mediat serbe me luftë speciale kundër Shaqirit

33 Shares Share Messenger

Fotot e Shaqirit nuk nxisin reagime vetëm në Instagram. Edhe mediat serbe tash po drejtojnë “shigjetat” kah futbollisti shqiptar i Kosovës.

Teksa ende kombëtarja e Zvicrës po përjeton sulme frustruese nga kombëtarja e Brazilit e cila u tregua gjithçka pos dinjitoze, tash kombëtarja helvete po sulmohet edhe nga kampi tjetër kundërshtar, ai i Serbisë, shkruan 20min.ch. Dhe, në fokus është askush tjetër pos Xherdan Shaqirit.

Futbollisti ofensiv përkujdeset edhe për kryetitujt e mediave serbe. Diskutim i nxehtë ende është për një foto të tij në Instagram në fund të muajit maj, ku ai tregoi këpucët e tij të lojës.

Në këto këpucë siç dihet është flamuri i Zvicrës, ashtu edhe ai i Kosovës. Që prej publikimit të kësaj foto, Shaqiri po ofendohet në komente nga serbët.

Share Messenger

Më të lexuarat