Mediat botërore shkruajnë për Paradën e LGBTI-së në Kosovë

8 Shares Share Messenger

Të hënën është mbajtur Parada e parë e komunitetit LGBTI në Kosovë, ndërkaq kjo ngjarje ka marrë vëmendje edhe nga mediat prestigjioze botërore.

The Associated Press ka shkruar në hollësi për paradën e mbajtur në qendër të Prishtinës, përfshirë këtu rrjedhën e paradës, pjesëmarrjen e presidentit Thaçi, si dhe të diplomatëve perëndimorë, transmeton Klan Kosova.

The Independent shkruan që qindra njerëz kanë marshuar bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në përkrahje të të drejtave të homoseksualëve dhe transgjinorëve.

Mediumi i famshëm britanik publikoi dy postimet në Twitter nga presidenti Thaçi, dhe pop ylli Dua Lipa, në përkrahje të paradës,

Ndërsa titulli që CBS Neës i ka vënë ngjarjes në Kosovë është: “Krenaria del haptas në Kosovën e Vogël me shumicë myslimane”.

CBS shkruan për disa nga detajet e kësaj parade, dhe ndër to përmend edhe një incident të vogël të disa të rinjve që protestuan kundër këtij marshi.

Gazeta spanjolle “El Pais” po ashtu ka njoftuar për marshin e parë të “Gay Pride”.

“Në manifestim ishin diku 300 persona, pavarësisht që mediat lokale pranuan mesazhe kërcënuese ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve”, shkruan El Pais.

Ndërsa Reuters ka publikuar një foto-lajm ku shkruan:

Pjesëmarrësit në Paradën e Parë të Krenarisë të Kosovës mbajnë pankarta dhe flamuj teksa ecin në qendër të Prishtinës”.

Gazeta franceze Paris Match po ashtu ka shkruar se kjo paradë e krenarisë është mbajtur për herë të parë në Kosovë, dhe ndër të tjera, ka përmendur edhe urrejtjen e shfaqur në rrjetet sociale për mbajtjen e kësaj parade.

Për paradën në Kosovë kanë shkruar edhe Miami Herald, LGBTQ Nation dhe ABC News.

Share Messenger

Më të lexuarat