Me video prekëse, Griezman po largohet nga Atletico Madrid

Share Messenger

Antonio Griezmann ka konfirmuar largimin e tij nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.

Ai ka konfirmuar largimin e tij pas pesë vjetësh nga Atletico përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Tëitter.

Fituesi i Kupës së Botës nënshkroi një kontratë pesëvjeçare qershorin e kaluar, por ndeshja e së shtunës në La Liga kundër Levante do të jetë e fundit për klubin.

Barcelona raportohet se është e gatshme të paguajë klauzolën e tij prej 125 milionë euro.

“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës. Faleminderit Atletico, do të filloj një sfidë të re”, ka thënë ai përmes videos.

Share Messenger

Më të lexuarat