Me rroba ushtarake dhe kallashnikov: Fotografia e papublikuar e Kadri Veselit

Share Messenger

Kjo fotografi e Kadri Veselit në të cilën ai shfaqet me rroba ushtarake, me syze dhe me armë të tipit ‘kallashnikov’ në duar, nuk është publikuar më parë.

Në këtë fotografi, të cilën e ka siguruar Insajderi, tregon liderin e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Veseli tha të enjten se është thirrur për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, që trajtojnë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Veseli do të jetë në Hagë më 4 dhjetor të këtij viti.

Ai tha se lufta e drejtë e popullit shqiptar për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht dhe që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilit i nënshtrohet kjo luftë.

Share Messenger

Më të lexuarat