McGregor: Kam vënë rekord historik, rivalët e ardhshëm i pret e njëjta gjë

Share Messenger

Conor McGregor e shkatërroi Donald Cerronen në rikthimin e tij në UFC, ndërsa menjëherë pas është pyetur lidhur me kundërshtaret potencialë në të ardhmen.

Irlandezi arriti fitore me nokaut teknik brenda 40 sekondash në duelin e vlefshëm për ‘UFC 246’ në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe pas fitores, ai ka folur për kundërshtarët e radhës që pritet të jenë Jorge Masvidal dhe Kamaru Usman, të cilët i ka paralajmëruar se do t’u ndodhë e njëjta gjë.

“Është ndjenjë shumë e mirë, kam bërë historinë këtu. Kam vënë një tjetër rekord: Jam luftëtari i parë në histori të UFC-së që kam fituar me nokaut në kategorinë e peshave shumë të lehta, peshave të lehta dhe peshave të mesme të lehta”.

“Të gjithë këta budallenjtë e vegjël që kanë vetëm fjalë, i prit e njëjta gjë”, ka deklaruar 31-vjeçari.

Share Messenger

Më të lexuarat