Mbrëmë shkëlqeu Haxhi Krasniqi, por edhe Heidi Lushtaku

17 Shares Share Messenger

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU) përballë kundërshtarit të tij, Ronny Landaeta.Ndërsa për ta mbështetur boksierin nga Kosova, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë partnerja e tij, Heidi Lushtaku.Modelja e njohur ka publikuar fotografi para meçit për ta uruar partnerin e saj për sukses.Dhe pikërisht kjo ndodhi. Pas 12 raundeve, Krasniqi arriti të dilte fitimtar, ndërsa së bashku me të në ring u ngjit edhe Heidi, shkruan Telegrafi.Ajo ishte pranë tij kur gjyqtarët e shpallën fitues për ta përjetuar bashkë këtë sukses të boksierit 31-vjeçar.

Share Messenger

Më të lexuarat