Mbappe – PSG, ndodh ajo që nuk e priste askush (FOTO)

Share Messenger
PSG ka zbehur interesimin për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi është nën presion të madh.

Klube të ndryshme evropiane por edhe autoritetet e futbollit e kanë paralajmëruar në lidhje me realizimin e një tjetër investimi të madh.

Pas blerjes së Neymar nga Barcelona për 222 milionë  euro, PSG kërkon edhe yllin e Monacos për të cilin thuhet se ka bërë gati 180 milionë euro.

Por, Al-Khelaifi ka filluar të zbeh interesimin për blerjen e sulmuesit francez, shkruan “Marca”.

Andaj, kanë mbetur edhe pak javë kohë për të mësuar nëse Mbappe do të jetë përforcim i ri i rivalit nga Ligue 1 apo do të mbetet edhe për një sezon te skuadra e Monacos.

Share Messenger

Më të lexuarat