Mbahet lotaria më e madhe në botë, fituesi merr 2.38 miliardë euro

Share Messenger

Adhuruesit e lotarisë spanjollë tani janë në Tetratin Mbretëror të Madridit ku po mbahet El Gordo, lotaria më e madhe në botë.

Në El Gordo, që do të thotë “yndyrë” në spanjisht, do të jepen rreth 2.38 miliardë euro.

Ka 170 lloje të biletave, dhe bileta e plotë kushton 200 €.

Ndërsa fillon shorti, njerëzit mblidhen rreth televizorëve të tyre për transmetimin i cili zgjat më shumë se tre orë teksa tërhiqen numrat me fat.

El Gordo mbahet çdo vit më 22 dhjetor, dhe procesi është shumë i gjatë.

Shanset për të fituar janë 1 në 100,000.

Share Messenger

Më të lexuarat