Matoshi shpreson që Çakorri do t’i kthehet Kosovës

Share Messenger

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi e ka pranuar se Kosova do të humbë territor me marrëveshjen që do të votohet të mërkurën.

Matoshi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shpejt Çakorri e Zhlebi do t’i kthehen Kosovës. Ai beson beson se Çakorri e Zhlepi do t’i kthehen Kosovës.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Politika â art i t’mundshmes e jo religjion apo moral i kulluem. Pra hyn në korpusin e teorisë së lojnave, negociim dhe kompromis.

Kush e kupton ndryshe s’e kupton fare! Kryeministri Haradinaj e ka nxjerrë optimumin.

Deklarata e dy Presidentëve është rrjedhojë e Raportit të Komisionit shtetëror dhe kompromisi â një fjalë: ‘si orientim’ qe dmth nuk prejudikohet asgjë, por qe shpejt do të qartësohet çdo gjâ, kur kufiri të zyrtarizohet në Çakorr dhe Kullë të Zhlepit!?

LDK megjithatë dëshmoi lidership dhe qëndrueshmëri në mbrojtje të interesit qytetar, para atij politik partikular!

Demarkacioni me Malin e Zi pritet të hidhet në votim ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

Share Messenger

Më të lexuarat