Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, Grenell ‘tagg’ Trumpit: Fitore historike

Share Messenger

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka njoftuar autoritetet kosovare dhe ato serbe se po planifikon që së shpejti të hap linjën ajrore Prishtinë – Beograd.

Përfaqësues të kësaj kompanie i dorëzuan njoftimin të hënën Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe ministrisë serbe të Ekonomisë, në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan atje, Richard Grenell, që është edhe i dërguar i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi.

Emisari amerikan, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore historike nënshkrimin e letrës së synimeve në mes të kompanisë ajrore Lufthansa dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

“Presidenti Donald Trump edhe njëherë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Faleminderit @lufthansa, @NATO, @robertcobrien dhe drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai në Tëitter, transmeton Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat