Marina Vjollca takoi reperin e famshëm, Tyga-n

Share Messenger

Udhëtimet për çiftin Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë të shpeshta në vende të ndryshme.Muaj më parë moderatorja me bashkëshortin ishin për pushime në Kaliforni, ku përveç vizitave, ata arritën të takonin dhe figura të njohura atje.Atë kohë, Vjollca publikoi dhe fotografi ku kishte takuar aktorin, Antonio Banderas, të cilin e quajti si të mirin.

Por, krahas tij, Marina Vjollca paska takuar edhe reperin Tayga dhe këtë e bëri të ditur dje teksa bëri një rikthim në kohë, përmes një postimi të bërë në Instagram.

Sa i përket punës së Marinës, ka kohë që ajo ka pauzuar dhe tani ka filluar përgatitjet për projektin e radhës, mirëpo moderatorja nuk ka zbuluar ende detaje nga ai, dhe se nuk dihet në cilin televizion do të shfaqet.Ndërsa, projekti i saj i fundit mbetet “Your Face Sounds Familiar” i cili rezultoi mjaft i suksesshëm, dhe Marina u prit mirë nga publikue.

Share Messenger

Më të lexuarat