Marcelo ‘tradhëton’ Real Madridin

Share Messenger

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, thuhet se po e dëshiron transferimin në Juventus gjatë verës dhe se dëshiron që të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon edhe një here tjetër.

Mbrojtësi brazilian ka qenë i lidhur me një lëvizje te Juventusi për afro një vit dhe tanimë nuk është sekret që Juventusi do të donte ta kishte brazilianin në skuadër për sezonin e ardhshëm. Real Madridi nuk janë shumë të gatshë ta shesin lojtarin, por ata mund të binden nëse ka një ofertë të majme, raporton Don Balon.

Nëse ai vendos që përfundimisht të largohet nga Madridi, atëherë destinacioni i tij i radhës do të jetë vetëm Juventusi, për shkak të Ronaldos. Pavarësisht se Zinedine Zidane është trajner i “Los Blancos”, Marcelo dëshiron që të fillojë një aventur të re.

Transferimi i mundshëm i Ferland Mendyt nga Lyoni te Real Madridi, do të nënkuptonte se Marcelo do të transferohet drejt Juventusit./

Share Messenger

Më të lexuarat