Maqedonia përfitoi më së shumti nga vendosja e taksës kundër mallrave të Serbisë

9 Shares Share Messenger

Për rreth 33.8 për qind ka rënë importi nga vendet e CEFTA-s gjatë muajit shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2018. Nga 38 milionë e 764 mijë e 684 euro sa ishte importuar në shkurt të vitit të kaluar, importi ka rënë në 25 milionë e 661 mijë e 407 euro gjatë shkurtit të këtij viti.

Shkak i rënies së importit nga këto vende është vendosja e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për dallim nga importi, eksporti me vendet e CEFTA-s ka shënuar rritje prej 23 për qind. Nga 8 milionë e 296 mijë e 11 euro në shkurt të 2018-s, ai është rritur në 10 milionë e 211 mijë e 487 euro apo gati 2 milionë euro më shumë.

Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, rënia e importeve nga vendet e CEFTA-s ka ndikuar që të ketë rritje të importit nga vendet e Bashkimit Evropian. Vlera e importit nga vendet e BE-së arrin vlerën rreth 100 milionë apo 55 për qind më shumë sesa që ishte në shkurt të 2018-s. Gjermania, Sllovenia, Italia dhe Bullgaria janë shtetet nga të cilat Kosova importon më së shumti.

Share Messenger

Më të lexuarat