Manchester United njeh vetëm fitore, Solskjaer nuk e njeh Arsenalin!

Share Messenger

Manchester United nuk ka te ndalur. Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon ecurinë fantastike me Manchester United. Norvegjez ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Arsenali në kuadër të FA Cup duke e eliminuar skuadrën e Unay Emery.

1-3 ishte rezultati i fitores me vlerë kualifikimi. Dy asiste nga Lukaku në pjesën e parë u shëndrruan në gola nga Sanchez e Lingard. Aubameyang shënoi në fund të pjesës së parë për 1-2.

Kur vendasit po tentonin barazimin e rezultatit, United u përgjigj me gol të cilin e realizoi Martial pas një reagimi të ngathët nga portieri Leno.

Solskjaer ka bilanc 100% në ndeshjet e para si trajner i Manchester United.

Share Messenger

Më të lexuarat