Manchester United e ka shumë seriozisht për Vedat Muriqin

Share Messenger

Manchester United i janë bashkuar garës për të nënshkruar me Vedat Muriqin pasi dërguan skautët për të vëzhguar në ndeshjen kundër Anglisë.

25-vjeçari shënoi nga penalltia në pjesën e dytë pasi skuadra e Gareth Southgate mundi Kosovën 5-3 në St Mary’s Stadium.

Mediat angleze raportojnë se United tani është në garë për nënshkrimin e tij ndërsa Ole Gunnar Solskjaer duket se do të forcojë sulmin e tij pas largimeve të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Muriqi iu bashkua Fenerbahcës për 3.1 milionë funta në korrik pasi shënoi 17 gola dhe shtoi tetë asistime për Rizespor sezonin e kaluar.

Dhe ai ka tërhequr një gamë të gjerë të interesit pasi shënoi dy herë në tre ndeshjet e tij të para për skuadrën e Superligës turke këtë sezon.

Edhe klubi italian Napoli ka qenë i lidhur me 25-vjeçarin.

Vedat Muriqi është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2023, por United mund të shikojë ta joshë atë gjatë afatit kalimtar të dimrit

Share Messenger

Më të lexuarat