Manchester City thyen rekord, 500 milionë funte të ardhura

Share Messenger

Kampioni ndjeku rivalët Manchester United duke regjistruar të ardhura mbi 500 milionë funte
Kampionët e Premier Ligës, Manchester City kanë lajmëruar rekord në të ardhura prej 500.5 milionë funtesh, thuhet në raportin e tyre të përvitshëm financiar.

City ka pasur profit për vitin e katër radhazi, kurse balanci i tyre i zi është vetëm 10.4 milionë funte, derisa raporti i të ardhura në paga është ulur për 52 për qind.

City, i cili për sezonin 2016-17 ka fituar 473.4 milionë funte, është bërë klubi i dytë anglez që thyen rekordin prej 500 milionë funtesh pas Manchester United më 2016 – një shumë që fqinjët e tyre e përsëritën vitin e kaluar duke marrë 581.2 milionë funte.

City tani është klubi i pestë në Europë që ka të ardhura më gjysmë miliardi funte, bashkë me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munichun dhe United, kurse këtë shifra janë publikuar zyrtarisht këtë muaj

 

Share Messenger

Më të lexuarat