Man United ofron Pogban edhe 300 milionë euro për Neymarin

Share Messenger

Manchester United është gati të bëjë çmendurin, vetëm për ta parë Neymarin në Premierligë.
Sipas “Diario Gol” Jose Mourinho është duke e konsideruar që të bëjë ofertë rekorde për Neymarin, 260 milionë funte dhe kartonin e mesfushorit, Paul Pogba.

Neymari duket se nuk është i lumtur në “Parc des Princes” dhe përveç Manchester Unitedit, edhe Real Madridi po këmbëngulë për 26 vjeçarin.

Përveç ofertës së çmendur për PSG-në, raportohet se Mourinho ka bërë gati edhe një ofertë të majme për lojtarin, 30 milionë funte në vit, diçka që vështirë se mund t’ia ofrojë Real Madridi, përderisa ty të jetë Cristiano Ronaldo.

 

Share Messenger

Më të lexuarat