Man United ia dhuron titullin Man Cityt

Share Messenger

Manchester City edhe matematikisht është kampion i Anglisë për sezonin 2017/18, pasi Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga WBA.
Çfarë ironie, disa ditë më parë ishte ekipi i Jose Mourinho që ia shtyu festën Manchester City, ndërsa sot, është vet Manchester United që ia dhuron titullin ekipit të Pep Guardiolës.

“Djajtë e Kuq” humbën në shtëpi 0-1 nga WBA, çka do të thotë se edhe matematikisht Manchester City fiton titullin e Premierligës për sezonin 2017/18.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për WBA-në, e që ia dhuroi titullin Cityt, e realizoi Jay Rodriguez në minutën e 73-të.

Ky është titulli i pestë në histori për Man City, që ka triumfuar edhe më 2013/14, 2011/12, 1967/68 dhe 1936/37.

Share Messenger

Më të lexuarat