Man City shkatërron Chelsean, Aguero shënon het-trik

Share Messenger

Manchester City ka rimarrë kreun e tabelës në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 6-0.

Aguero shënoi tri gola në këtë ndeshje, duke kompletuar hetrikun e 11-të në Premierligë. Argjentinasi shënoi në minutat (13′, 19′ dhe 56′).

Dy gola të tjerë në këtë ndeshje i shënoi Sterling në minutën e 4′ dhe në minutën e 80′.

Gol shënoi edhe Ikay Gundogan në minutën e 25-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e parë me 65 pikë aq sa ka edhe Liverpooli por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Chelsea në anën tjetër ka humbur vendin e katër. Pas kësaj humbje skuadra e Sarrit gjendet në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka Arsenali në vendin e pestë dhe një më pak se Manchester United.

Share Messenger

Më të lexuarat