Macron “lëshon” bombën

Share Messenger

Presidenti francez, Emanuel Makron, tha sot gjatë një fjalimi në PE, se Bashkimi Evropian nuk duhet të pranojë asnjë anëtar të ri, derisa blloku është i integruar më thellë dhe nuk kryen reforma thelbësore
Presidenti francez Emmanuel Macron u tha ligjvënësve evropianë në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’u jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin evropian”, citon Washington Post shefin e Elizesë, “por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja”.

Duke iu përgjigjur kreut të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili i bënte thirrje të angazhohej në zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit, Macron përsëriti qëndrimin e vet se shtrirjen e BE-së do ta mbështesë vetëm nëse ka një thellim” të projektit evropian. “Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Evropë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Sipas medieve vendase, Macron i dërgoi në këtë mënyrë një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Evropian.

Krerët e BE-së dhe ata të Ballkanit takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqëndrueshëm, shkruan Washington Post, por blloku 28-vendësh nuk ka gjasa të ftojë ndonjë vend të rajonit që t’u bashkohet radhëve të tij.

Share Messenger

Më të lexuarat