Lutfi Haziri ‘befason’ me fjalët për Glauk Konjucën

Share Messenger

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka quajtur homologun e tij nga VV, Glauk Konjufca, si njeri i përgjegjshëm politikisht.

Në një intervistë në Klan Kosova, Haziri tha se ata janë të interesuar që të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë, që i prek të gjitha institucionet e vendit.

“Zotëri Konjufca është njeri i përgjegjshëm politikisht. Ne jemi të interesuar që të gjejmë një zgjidhje që i prek të gjitha institucionet politike dhe të gjitha postet. LDK nuk dëshiron në asnjë formë që të merr dhuratë ndonjë post politik, por asnjëherë nuk heqim dorë nga pozicioni që na e ka dhënë qytetari në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Haziri.

Haziri ka insistuar që LDK duhet ta ketë postin e presidentit, teksa ka thënë se asnjëherë kjo parti nuk e ka kontestuar që VV-së i takon posti i kryeministrit, pas zgjedhjes së 6 tetorit.

“Asnjëherë LDK nuk e ka hedhur në dyshim që pas zgjedhjeve, posti i kryeministrit i takon VV-së dhe liderit të saj. Por, edhe në anën tjetër, në asnjë formë nuk kemi deklaruar që posti i presidentit duhet t’i takojë këtij personi, apo atij. Ne duhet që tani të merremi vesh që ta kemi një president të ardhshëm, që fillimisht është i pranueshëm për LDK-në dhe VV-së dhe për një pjesë të madhe të qytetarëve. Kurrë s’kemi folur për personin që duhet të vendoset si president”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Share Messenger

Më të lexuarat