Luksi i këshilltarëve të Haradinajt

Share Messenger

Qeveria Haradinaj ka hargjuar mijëra euro nga buxheti i Kosovës për këshilltarët e saj.

“Room service” kishte paguar në një hotel Meliza Haradinaj, kur në fund të vitit të shkuar ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në Vjenë. Krahas kësaj këshilltareje të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për në kryeqytetin e Austrisë kishin udhëtuar edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të kreut të Qeverisë.

Dhomat e këtilla, çfarë ishte paguar nga buxheti i shtetit për këshilltaren Haradinaj, janë ndër më të shtrenjtat në hotele. Frekuentohen kryesisht nga të pasurit. Ato ofrojnë luks, meqë ua mundësojnë mysafirëve edhe të përzgjedhin ushqimet dhe pijet, dhe ato t’iu shërbehen në dhomë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fatura është lëshuar më 20 nëntor të 2018-s nga hoteli “Le Meridien” dhe përmban edhe çmimin për dhomën e paguar për Donjeta Gashin, këshilltare për media e kryeministrit. Të njëjtën datë, i njëjti hotel ka lëshuar edhe një faturë për stafin. Njërën në emër të Gani Demajt, shef i kabinetit të kryeministrit, dhe tjetrën në emër të Qeverisë.

Disa muaj më vonë, e njëjta kryeqendër është vizituar nga një staf më i gjerë i kryeministrit.

Share Messenger

Më të lexuarat