Luka Modric me një postim emocional pasi fitoi Topin e Artë

36 Shares Share Messenger

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018 duke mposhtur në garën e ngushte Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmann

Mesfushori kroat realizoi ëndrrën e tij duke fituar Topin e Artë në moshën 33 vjeçare.
Modric këtë vit fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, derisa arriti edhe në finale të Kupës së Botës me Kroacinë.

Ylli i Realit po e shijon triumfin e Topit të Artë dhe së fundi ka postuar një foto kur ishte i vogël, gjersa shihet se ka një top, por që ai e ka bërë atë të artë.

“Gjërat më të mira nuk vijnë lehtë”, shkruan Modric në Twitter.

Kujtojmë që kroati kishte një histori të dhimbshme si fëmijë, por që arriti majat në futboll në moshën 33 vjeçare.

Share Messenger