Paralajmërimi i fundit: Luftë e re Koreane tani është një mundësi e vërtetë!

Share Messenger

Personeli civilë u nxit nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Mbretëror të Shërbimeve Malcolm Chalmers i cili kishte paralajmëruar të fillohet menjëherë me përgaditjet në rast të një shpërthimi të mundshëm të luftës ndërmjet ShBA-së dhe Koresë Veriore.

Një “Luftë e re Koreane tani është një mundësi e vërtetë”, kryesisht për shkak se Donald Trump “është deri në një masë i paqëndrueshëm dhe impulsivë”, thotë udhëheqësi i institutit i cili e ka paralamëruar qeverinë britanike.Tensionet mes dy vendeve janë rritur vazhdimisht në muajt e fundit, ndërsa Trump më së fundi ka thënë se ShBA ishte “e mbyllur dhe e ngarkuar me fuqi” përballë kërcënimeve të raketave të Koresë së Veriut kundër territorit të Guam’it i cili kontrollohet nga ushtria amerikane.

Vërejtja e Chalmers vjen pasi shumë nga personeli civilë me përvojë janë dërguar në detyra për të negociuar çështjen e “Brexit”, duke lënë mungesa të shumta në departamente që kanë si qëllim dikutimin e një lufte të mundshme mes ShBA’së dhe Koresë Veriore.

Ekziston një frikë se kjo mund të dobësojë reagimin diplomatik të qeverisë ndaj një krize të madhe, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

“Në qoftë se do të fillonte një luftë, presidenti amerikan do ta telefononte kryeministren britanike brenda një ore për t’i kërkuar mbështetje”, shtoi Chalmers.

“Kryeministrja britanike do të kishte vetëm disa orë në dispozicion për të bërë të qartë se a do të ishte e gatshme t’i bashkërendonte forcat me ato amerikane, në rastë të një PO-je kjo do të ishte një nga goditjet strategjike më të rëndësishme të epokës së pas Luftës së Ftohtë”, deklaroi ai.

Pavarësisht nga rëndësia e vendimit, “do të kishte pak kohë për konsultime dhe diskutime të shumta përpara se të merreshin pozicionet”, tha Chalmers.

Sipas tij, mbështetja më e mirë që Mbretëria e Bashkuar mund të ofronte në këtë skenar ishte ajo diplomatike përmes negociatave që synonin kufizimin e përhapjes së konfliktit dhe për të siguruar që ShBA’ja dhe Kina të ishin të kënaqura me çdo marrëveshje paqeje.

 

Share Messenger

Më të lexuarat