Lojtari i Kosovës e ndez klubin turk, ja qfarë vlerësimi të lart ka

Share Messenger

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i ka siguruar Fenerbahces fitoren e tretë të këtij sezoni në Superligen e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.

Pas një humbje dhe një barazimi, Fenerbahce i është kthyer fitoreve në kampionatin turk e Vedat Muriqi iu kthye golave.

Fenerbahce e priti Ankaragucun në ‘Sukru Saracoglu Stadium’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së pestë, teksa shënuan fitore me rezultatin 2-1

Sulmuesi prizrenas shkëlqeu në këtë ndeshje duke dhuruar asistim te goli i barazimit dhe duke shënuar golin e fitores.

Vedat Muriqi në këtë ndeshje u vlerësua më së larti. Ai mori notën 9.2.

Share Messenger

Më të lexuarat