Liverpooli me rekorde të çmendura pas fitores kundër Tottenhamit

Share Messenger

Liverpooli vazhdon marshin e frikshëm drejt titullit.

“Të Kuqtë” tani prijnë me 16 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelën e Premier Leagues, pasi mposhtën Tottenhamin 1-0 si mysafir, të shtunën pasdite.

Roberto Firmino shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në atë që ishte një tjetër paraqitje brilante nga skuadra e Jurgen Kloppit, transmeton Periskopi.

Nëse nuk do të jemi dëshmitarë të kolapsit më të madh të të gjitha kohëve, është e sigurtë se titulli do të kthehet në “Anfield” pas shumë vitesh në maj.

Firmino and Klopp celebrate

Dhe trofeu do të vijë nën rrethana heroike pasi klubi nga “Merseyside” vendosi rekorde të çmendura sot.

Pasi regjistroi fitoren e 20-të të sezonit, Liverpooli është bërë skuadra me startin më të mirë në histori të top pesë ligave evropiane – 20 fitore dhe një barazim pas 21 ndeshjeve të luajtura.

“Të Kuqtë” gjithashtu kanë grumbulluar plot 104 pikë nga 38 ndeshjet e fundit (33 fitore dhe pesë barazime), që gjithashtu është rekord në Premier League.

Klubi që e mbante më herët këtë rekord? Manchester City në edicionin 2017/18, kur grumbulloi 100 pikë, por “Qytetarët” kishin humbur dy ndeshje.

Liverpooli gjithashtu vendosi një rekord tjetër sonte të klubit, derisa shënoi në ndeshjen e 30-të rresht në ligë, duke eklipsuar rekordin me 29 ndeshje që ishte vendosur në edicionin 1957/58, kur garonte në Divisionin e Dytë.

Më shumë? Oh, po, pasi nuk pranoi sot gol, Liverpooli arriti që për herë të parë që nga viti 2006 të regjistrojë gjashtë ndeshje rresht pa pranuar në ligë.

Zonja dhe zotërinj, po shkruhet historia.

Share Messenger

Më të lexuarat