Liverpooli i fuqishëm, shkatërron Arsenalin (VIDEO)

Share Messenger

Liverpooli ka shkëlqyer përballë Arsenalin në derbin e javës së tretë në Premeirligës.

‘The Reds’ kanë mposhtur rivalët nga Londra me rezultat të thellë 4-0, për të mbajtur hapin me Manchester United dhe Manchester Cityn.

Serinë e golave për Liverpoolin e nisi Firmino, kur shënoi në minutën e 17’-të. Sulmuesi Mane, në minutën e 40’-të, dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, në fushë u pa po i njëjti Liverpool, përballë një Arsenali aspak të fuqishëm.

Salah pas një kundërsulmi të shpejtë shënoi për 3-0 në minutën e 57’-të, ndërsa Sturridge që erdhi nga banka e rezervistëve, vulosi fituesin kur shënoi për 4:0, në minutën e 77’.

Në xhiron e ardhshme, Liverpooli udhëton për t’u takuar me Cityn, ndërsa Arsenali pret Bournemouthin.

 


Roberto Firmino Goal HD – Liverpool 1-0 Arsenal… by riqezi


Sadio Mane Super Goal HD – Liverpool 2-0… by football365life2

Mohamed Salah Goal HD – Liverpool 3-0 Arsenal… by Football–Live

Daniel Sturridge Goal HD – Liverpool 4… by Football–Live

Share Messenger

Më të lexuarat