Liverpool i jep 60 milion euro dhe Shaqirin për ta marrë Bale

Share Messenger

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është në dyshim të madh, sidomos pas paraqitjeve të pakta që pati në gjysmën e dytë të sezonit.

Futbollisti nga Zhegra ngriti për herë të dytë në karrierë trofeun e Ligës së Kampionëve, por megjithatë klubet e interesuara për të nuk janë të pakta.

West Ham është ekipi që ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e tij, por nuk duket të jetë një alternativ për të.

‘Të Kuqtë’ janë duke përgatitur plane të tjera për të ardhmen e reprezentuesit zviceran, që të përdoret si shkëmbim.

Jurgen Klopp pëlqen ta sheh Gareth Balen sërish në Premierligë dhe kësisoj ka paraqitur një ofertë interesante në tavolinë.

60 milionë euro dhe shërbimet e Shaqirit në mënyrë që Reali ta lirojë uellsianin, i cili më së paku dëshiron qëndrimin në ‘Bernabeu’.

Share Messenger

Më të lexuarat