Liverpool fiton trilerin, shtatë pikë para vendit të dytë

31 Shares Share Messenger

Liverpool ka arritur që të marrë tri pikë shumë të rëndësishme nga përballja me Crystal Palace.Edhe pse me shumë mund, “The Reds” arritën që të triumfojnë me rezultatin 4:3, në një “dramë” të luajtur në “Anfield”.

Ishin mysafirët që të parët kaluan në epërsi me anë të Andros Townsend, në minutën e 34’.Vetëm një minutë pasi filloi pjesa e dytë, ishte egjiptiani Mohamed Salah i cili barazoi shifrat në 1:1.

Për ta përmbysur rezultatin u përkujdes sulmuesi Roberto Firmino, i cili realizoi në minutën e 54’ të takimit.

MYsafirët arritën që përsëri të kthehen në lojë me anë të James Tomkins, i cili realizoi në minutën e 65’.

Por, Crystal Palace ishin të pafuqishëm t’i bëjnë ballë sulmeve të Liverpool, dhe në minutën e 75’ u mposhtën përsëri nga Salah, i cili riktheu epërsinë e “The Reds”.

Fitoren për Liverpool e vulosi Mane i cili për 4:2 realizoi në minutën e 93′ të takimit.

Golin e shtatë dhe të fundit, e realizoi lojtari i Crystal Palace, Max Meyer, në minutën e 95′.

Me këtë fitore, Liverpool largohen me shtatë pikë nga Man City, të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Share Messenger

Më të lexuarat