Liverpool e Manchester City pa gola

6 Shares Share Messenger

Ka përfunduar derbi i Premierligës në mes të Liverpoolit dhe Manchester Cityt që u zhvillua në kuadër të javës së tetë.

Skuadra e Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolës barazuan pa gola edhe pse nuk munguan rastet, shkruan indeksonline.

Më “meritori” për këtë barazim ishte Ryad Mahrez i cili e humbi penalltinë pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Në përgjithësi ndeshja ishte e balancuar me disa raste që nuk arritën të konkretizohen.

Pas këtij barazimi, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool janë në tri pozitat e para të Premierligës me nga 20 pikë dy më shumë se Arsenal dhe Tottenham.

Share Messenger

Më të lexuarat