Lituania mund Kosovën me 38 pikë epërsi

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kampanjën kualifikuese të Botërorit të basketbollit “Kina 2019”. “Dardanët” janë mposhtur në ndeshjen e parë të cilën e zhvilluan sonte në Prishtinë nga Lituania me rezultat 99:61

Ekipi verdh e kaltër është munduar ta jap më të mirën, por e kishte të pamundur ta evitojë një humbje të thellë nga ekipi lituan, i cili vlerësohet ndër më të fortit në botë.

Në fakt, Kosova vetëm gjatë pjesës së parë ka arritur t’i rezistojë fuqisë së lituanëve, e cila posa doli në pjesën e dytë të lojës i tregoj ‘muskujt’ që i gëzon.

Skuadra kosovare të shtunën do të udhëtojë drejt Debrecenit, ku të dielën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Hungarisë. Në Grupin C garon edhe Polonia.

Share Messenger

Më të lexuarat