Lista Serbe fiton të katër komunat e Veriut në Kosovë, PDK më e votuara nga partitë shqiptare

Share Messenger

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi për Mitrovicë të Veriut, Shaqir Hetemi për Leposaviq, Hysen Mehmeti për Zubin Potok dhe Ilir Peci për Zveçan, nga informatat e deritashme kanë shënuar fitore kundrejt kandidatëve tjerë shqiptarë.

Sipas informatave të para nga komisionarët, procesi zgjedhor në disa vendvotime, dëshmon epërsi të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kundrejt partive tjera shqiptare.

Kështu, në fshatin Lipë të Zveçanit, kandidati i PDK-së për kreun e komunës, Ilir Peci ka fituar 82 vota, kundrejt Vetëvendosjes, 5 vota.

Ndërsa në Zveçan, numri total i votave për PDK-në është 117, ndërsa Vetëvendosje ka marrë në koalicion me të gjitha partitë, 55 vota.

Ndërsa në Leposaviq, ku kandidat është Shaqir Hetemi, PDK-së, ka fituar 110 vota, kundrejt 62 votave.

Ndërsa në vendvotimin Kodra e Minatorëve, po ashtu, prinë kandidatja e PDK-së, Gonxhe Çaushi, 100 kundrejt 95. Në lagjen 7 Shtatori, Znj. Çaushi ka fituar 109 vota, kundrejt 33 votave të Vetëvendosjes dhe partive tjera në koalicion me të.

Në Zubin Potok, kandidati i PDK-së, për kreun e kësaj komune, Hysen Mehmeti, ka fituar 112 vota, kundrejt 98 votave të krejt partive shqiptare bashkë.

Ashtu siç edhe pritej nga sondazhet e publikuar para mbajtjes së zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar me nga rreth 95 % të katër komunat veriore në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Duke shikuar se shumica e popullatës në veri janë të komunitet serb, me shumicë të plotë Lista Serbe ka fituar zgjedhjet në katër komunat e veriut.

Sipas rezultatet preliminare të DnV’së për zgjedhjet në katër komunat, tregojnë se të katër komunat janë fituar bindshëm nga kandidatët e Listës Serbe.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan:
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Share Messenger

Më të lexuarat