Lind binjakët 4 muaj pas vdekjes klinike (Foto)

Share Messenger

Vdekja klinike është një gjendje kufitare me vdekjen ku nuk rregjistrohen më aktivitet të zemres (pacienti s’ka rrahje zemre), të frymemarrjes, të mushkrive, funksionet e sistemit nervor fillojnë të zhduken.

Kështu, një grua braziliane 21-vjeçare Frankielen da Silva Zampoli Padilha, që kishte vdekur klinikisht në javën e 9-të të shtatzënisë, pasi kishte pasur gjakderdhje në tru është mbajtur gjallë me anë të aparaturave edhe 4 muaj tjerë në atë gjendje derisa ka sjellë 2 binjakët në jetë, transmeton gazetametro.

Ajo nuk kishte shumë shpresë për jetë, megjithatë u mor vendimi nga familjarë dhe mjekët që të mbahet në jetë përmes aparaturave, pasi binjakët kishin rrahje normale të zemrës.

Binjakët erdhën në jetë të shëndetshëm, poashtu zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat