Limaj përseri për Kurtin: Nuk e njeh shtetin e Kosovës

Share Messenger

Kandidati për Kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se në Kosovë ka kandidatë që po konkurojnë për Kryeministër pa e njohur së pari shtetin, duke aluduar kështu në Albin Kurtin.

Nga Suhareka ai ka ripërsëritur se ka kandidatë që duan të bëhen kryeministër e që asnjëherë nuk kanë pasur një punë.

“Një kryeministër i cili nuk ka përvojë dhe nuk di të japë zgjedhje, nuk di direktiva, orientime dhe në fund vendime bllokohet shteti, andaj është me rëndësi të jetë një njeri që ka përvojë, kemi bërë hajgare me shtetin tonë. Për herë të parë të vendit njeriu konkurron si referent, arsimtar, profesor, mjek i përgjithshëm, por konkurrimi i parë për kryeministër pa e njohur shtetin tënd, kjo vetëm te ne ndodh… Gjërat më serioze i kemi sesa po na shpërfaqen nga ajo që shihni nëpër debate… A do qytetari a jo ta përqafojë këtë opsion, është zgjidhja e Kosovës, a do ta lë për më vonë, është i qytetarëve të Kosovës.A do t’i mbështesëKosova ata që e mashtrojnë Kosovën, vendos qytetari, por një gjë e di, rrugë dhe opsion tjetër nuk ka përveç këtij vizioni që ofron zgjidhje”, tha ai.

Limaj tutje shtoi se partia e tij është rruga e vetme që ofron zgjidhje për shtetin e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat