Limaj: Formimi i ushtrisë me mbështetjen e ndërkombëtarëve, territori s’negociohet me askënd

Share Messenger

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka garantuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të bëhen në koordinim të plotë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.Limaj pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, shtoi se ushtria e Kosovës, nuk është rrezik për askënd por që synohet stabilitetit në rajon.“… me aleatët ndërkombëtarë të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të kapaciteteve tona dhe çdo gjë tjetër që ne e bëjmë dhe e kemi bërë do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar”.

“Besoj që jemi në rrugë të sigurt Kosova ka të drejtë si çdo vend tjetër të rris kapacitetin e sigurisë së vet. Kosova besoj që tani ngadalë mund të jetë një partnere e regjionit, ta ndihmojmë regjionin dhe të jap kontributin e saj për sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit”.“Ne do t’i rrisim kapacitete e sigurisë, projektligjet janë votuar në Qeveri janë të trajtuara mirë dhe me kujdes dhe kanë vetëm një funksion dhe vetëm dhe një qëllim rritjen e nivelit të sigurisë bashkëpunim dhe reformim të plotë”.

Share Messenger