Liberalizimi i vizave, Haradinajn e thërrasin në Amerikë

12 Shares Share Messenger

Kryeministri Ramush Haradinaj në javën e ardhshme do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka sqaruar se në agjendë të Haradinajt janë takimet për të kërkuar mbështetje për vizat, por edhe çështje të tjera.

Sipas saj, në fokus të takimeve të kryeministrit në Amerikë do të jenë edhe njohjet e reja, takimi me biznesmenë për të tërhequr investime, por edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Po, kryeministri Haradinaj udhëton javën që vije për në SHBA. Do të ketë agjendë të ngjeshur, me fokus liberalizmin e vizave, njohjet e reja, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte në vend”, ka thënë zëdhënësja Gash.
E gjithë këto takime të Haradinajt pritet të ndodhin në kohën kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së, e ku për në të njëjtin vend do të udhëtojnë përfaqësues të shteteve që kanë ndikim në proceset integruese të Kosovës.

Siç mësohet, Haradinaj do të takohet me përfaqësues të shteteve që do të votojnë në Këshillin e Ministrave të BE’së, i cili do të jetë hapi i radhës dhe më i rëndësishmi ku do të votohet për heqjen e vizave për kosovarët.

Ndërkohë, mësohet po ashtu se takime të përfaqësuesve të shtetit kosovarë do të bëhen edhe për të lobuar rreth votave për INTERPOL e UNESCO, e po ashtu do të synohet bindja e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.

Sidoqoftë, përveç kryeministrit Haradinaj që është e konfirmuar nga zyra e tij, mësohet se javën e ardhshme në Amerikë do të qëndrojë edhe presidenti Hashim Thaçi si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Share Messenger

Më të lexuarat