Leo Messi me rekord e notë maksimale e çmontoi M.United

165 Shares Share Messenger

Barcelona ka arritur që në mënyrë të mrekullueshme ta eliminojë Manchester Unitedi nga Liga e Kampionëve dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Camp Nou”, Barcelona shënoi fitore bindëse me rezultatin 3-0 dhe duke kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Lionel Messi shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola në minutat 16 dhe 20, kurse Philippe Coutinho ia dha goditjen e fundit në minutën e 65-të.

Dhe ishte pikërisht ylli argjentinas që mori notën më të lartë në këtë ndeshje, 10. Kurse notën më të dobët e mori poriteri i Manchesterit, David de Gea, 4.6.

E për 31 vjeçarin argjentinas ky ishte goli i tij i 25-të ndaj skuadrave angleze në 32 ndeshje të zhvilluara deri më tani, një rekord i cili nuk është arritur nga askush tjetër deri më tani.

Share Messenger

Më të lexuarat