Legjenda turke: Me Muriqin në fushë, po shkelet një rregull i futbollit

Share Messenger

Sipas legjendës turke të futbollit, Tumer Metin, me Vedat Muriqin në fushë po shkelen rregullat e futbollit.45 vjeçari që ka veshur fanellën e Besiktas, ka thënë se Muriqi po luan sa dy lojtarë në fushë, dhe në përgjithësi Fenerbahce me të në fushën e lojës, po paraqitet sikurse me 12 futbollistë.“Nëse do të isha në pozicionin e Genclerbirligi, do të kundërshtoja se ekziston një rregull gabim. Ndeshja është luajtur 12 me 11. Vedat Muriqi luajti sa dy lojtarë”, ka deklaruar Metin.

Muriqi në këtë ndeshje shënoi dy gola.Ai tani numëron 9 gola këtë sezon, ku prin në listën e golashënuesve.

Share Messenger

Më të lexuarat