Latifi: Tri goditjet për ta ndalë Kadri Veselin: Haga, fotoja e rreme dhe videoja

Share Messenger

Këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi, thotë se shefi i tij së fundmi ka marrë tri goditje jo të rastësishme: haga, fotoja e rreme dhe videoja.

Latifi thotë se lajmi i parë ishte shkuarja në Hagë, me pas fotografija e rreme dhe videoja që përmendet emri i Veselit janë ‘goditjet’ për ta ndal atë.

“Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.

‘Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!, ka shkruar Latifi.

Share Messenger

Më të lexuarat