Latifi i PDK-së: Kurti s’ka qëndrim të qartë rreth shtetit të Kosovës, s’mund të bëhet kryeministër!

Share Messenger

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerim Latifi, ka hedhur akuza në drejtim të kandidatit për kryeministër të vendit, Albin Kurti.

Latifi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje “sot s’ka qëndrim të qartë rreth shtetit të Kosovës, rreth identitetit të shtetit të Kosovës”.

“Kurti ende nuk e di çka të bëjë me flamurin e Kosovës. E ti do ta bësh kryeministër…”, është shprehur Latifi.

Ai ka pyetur se “si munden qytetarët atij t’ia besojnë postin e kryeministrit?”.

Latifi ka vlerësuar se Kurti “duhet t’i bindë qytetarët që s’ka probleme konceptuale, ideologjike, institucionale, me shtetin”.

Sipas Latifit, Kurti po ashtu nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat