Latifi: I gjithë Rahoveci di për skandalet në arsim të kësaj komune

Share Messenger

Smajl Latifi nga AAK, i cili pretendon të jetë kryetar i komunës së Rahovecit, ka kritikuar kryetarët paraprak për sistemin e dobët të arsimit të kësaj komune.Në Magazina Lokale, Latifi madje ka thënë se në ofertën e tij të arsimit të gjithë mbarëvajtësit do të përulen para ligjit, ndërsa po ashtu ka hedhur kritika tek lidershipi i kaluar, rreth bursave të studentëve, pasi sipas tij kryetari aktual Idriz Vehapi nuk u dha bursa meritorëve por tani po ofron dicka të tillë për interes të tij personal.”Qytetarët e komunës së Rahovecit janë të njoftuar për skandalet që ndodhën në arsim. Ka pasur shkarkim të drejtorit e ardhje të drejtori të ri të arsimit. Sistemi arsimor në komunën e Rahovecit do të jetë funksional”.

”Të gjithë akterët që marin pjesë në gjithë mbarë vajtjen e komunës sonë, e mbarëvajtësit do të përulen para ligjit”.”Të gjitha shkollat që skanë ngrohje qëndrore do të kenë ato, do kenë ambiente rekreacioni. Do të ketë çerdhe të reja, do ketë dhe bursa për studentë”.”Nuk e di pse kryetari aktual nuk u ka dhënë bursa studentëve në 2016 e tani jep këtë program në ofertën e tij për 2017?”, përfundon ai, transmeton Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat