Largohen nga kampioni i Kosovës, martohen në Gjermani

Share Messenger

Kushtrim Lushtaku dhe Blerand Kurtishaj kanë vendosur që të largohen nga Trepça ’89 dhe të bëjnë bashkim familjar në Gjermani. Ata ishin martuar para disa ditësh.

Skuadra e Trepçës ’89 sezonin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe gjithashtu mori pjesë në garat ndërkombëtare, duke debutuar, shkruan albinfo.ch.

Kjo skuadër gjithashtu bëri disa përforcime, por nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e dy prej tyre, Kushtrim Lushtaku dhe Blerand Kurtishaj. Dy futbollistët janë ndër më cilësorët në elitën e futbollit të Kosovës, por që kanë vendosur të largohen.

Klubi ka njoftuar se ka liruar dy lojtarët, sepse pasi janë martuar në Kosovë do të bëjnë bashkim familjar në Gjermani, aty ku do të vazhdojnë jetën.

Futbollistët nuk ishin paraqitur as në Superkupën e Kosovës kundër Besës, pasi pikërisht atë ditë ishin martuar.

Share Messenger

Më të lexuarat